Asnjë improvizim. Çdo angazhim ndjek katër faza të strukturuara, të testuara në dhjetëra prona luksoze.
Analizë e thellë 360° e pronës: performanca aktuale, pozicionimi, çmimet, kanalet, brandi dhe eksperienca e mysafirit.
Ndërtojmë një plan të personalizuar me objektiva të qarta, KPI të matshme dhe një roadmap të detajuar implementimi.
Ekzekutim i koordinuar i të gjitha iniciativave. Ne menaxhojmë çdo aspekt teknik, kreativ dhe operacional.
Monitorim të dhënash në kohë reale, raporte mujore dhe rafinim i vazhdueshëm i strategjisë për performancë maksimale.
Procesi ynë ndahet në katër faza: Audit (java 1–2), Strategji (java 3–4), Implementim (muaji 2–4) dhe Optimizim i vazhdueshëm. Rezultatet e para të matshme shfaqen brenda 60–90 ditësh.
Auditi 360° përfshin analizë konkurruese, vlerësim të performancës aktuale (ADR, occupancy, RevPAR), audit financiar, vlerësim digjital të listimeve OTA dhe website-it, si dhe mapping të guest journey-t.
Po. Konsulta fillestare 30-minutëshe dhe vlerësimi paraprak janë plotësisht falas dhe pa angazhim. Vetëm pas miratimit të strategjisë fillon bashkëpunimi formal.
Përdorim KPI të qarta dhe të matshme: ADR (Average Daily Rate), occupancy, RevPAR, rezervimet direkte vs OTA, score në Booking.com, kostot e akuizimit dhe ROI total. Raporte transparente çdo muaj.
Jo domosdoshmërisht. Punojmë me PMS-të kryesore (Cloudbeds, Mews, Sirvoy, Hotelogix etj.). Nëse sistemi aktual e kufizon performancën, japim rekomandime — por kalimi nuk është kusht.